Ajo sot nuk eshte me nje emer i pa njohur per spektatoret shqiptare. Pas duetit qe i dha suksesin me Flori Mumajsein “I ngjan asaj” Evi Reci diti qe te terheqe vemendjen me zerin e saj shume te ngrohte dhe te vecante.

Megjithese eshte me profesion gazetare, kenga eshte nje pjese shume e rendesishme e saj. Nuk eshte gjendur rastesisht ne skene, sepse qe e vogel ka studiuar per piano, instrument ne te cilin luan edhe sot.

Bashkepunimet me Florin kane qene te shumta, por ne nje interviste per gazeten “Koha Jona” ne suplementin “Summer Time”, Evi rrefen se pas disa bashkepunimeve te para ne boten e spektaklit ne Itali ajo, ne sezonin e vjeshtes do te sjelle shume surpriza per te gjithe fansat e saj.

U be nje kohe e gjate qe nuk jetoni ne Shqiperi, a ju mungon ?

Sigurisht qe Shqiperia me mungon sepse eshte atdheu im, ne vecanti Tirana dhe jeta e saj eshte dicka qe nuk e gjen kudo. Pastaj familja ime ndodhet ketu ndaj dhe kjo eshte arsyeja me e forte dhe me e madhe, qe me mungon kaq shume.

Sa here ne vit, vini ne vendlindjen tuaj?

Te them te verteten e kam tepruar paksa, sidomos nga muaj shtator deri ne dhjetor, kur kam ardhur brenda pak muajve 3 here. Tani jam ne Tiranen time te dashur, per pushimet verore. Nuk mund kam nje grafik te sakte se sa here vij ne Shqiperi. Le te themi se ardhja ime, varet nga angazhimet dhe aktivitetet qe kam apo jam e ftuar.

Se fundmi ju jeni bere shume e njohur edhe ne boten e spektaklit italian, si arritet te kishit kontaktet, sepse kuptohet qe nuk eshte e lehte?

Por mund te them se pervec punes dhe besimit, luan rol dhe fati ndonjehere. Faleminderit per mbeshtetjen qe me jepni por une mendoj se jam ende ne hapat e para. Me ka ndihmuar shume fakti qe une ne Itali punoj si gazetare, si ne gazete dhe ne dhe ne radio dhe nisur nga kjo, ju duhet tani shume mire qe ky profesion te jep mundesine te njohesh njerez, te prezantohesh dhe ketu hyn ne loje fati.

Sa i perket jetes suaj atje, si nis nje dite e juaj?

Eshte teper aktive jeta ime atje, pasi pervec universitetit, sic thashe dhe me siper punoj ne “Radio Fleur”, ne qytetin e Firences dhe ne gazeten “Unicitta”. Nderkohe qe modelimi vazhdon te me “gjemoje” sepse shpesh jam pjese e seteve fotografike dhe sfilatave, dhe keto shpesh hyne ne programin apo axhenden ditore. Normalisht studimi ze nje pjese te rendesishme, po nuk mund te anashkaloj edhe daljet me shoqerine qe te relaksojne e te largojne nga stresi.

A keni mundesi qe te takoheni me artistet shqiptare, qe jetojne atje?

Megjithese do te kisha shume deshire qe t;i takoja nuk me jepet rasti shpesh sepse obligimet tona jane te tilla, por sa i perket shqiptareve te thjeshte patjeter qe i takoje, pasi Firence ka shume studente qe vijne nga Shqiperia per te studiuar atje. Nuk kam shume ne degen e gazetarise, ku studioj une c’eshte e verteta, por ne pergjithesi ne qytet ka.

Lidhjet e juaj profesionale i keni me Rai-n, keni tentuar qe te hyni edhe ne Mediaset, apo eshte me e veshtire?

Para disa kohesh kishte dale ne nje emision per kulturen dhe muziken, kenga ‘Whatever Dream’ tek propozimet e reja ne kanalin RAI dhe me besoni qe ishte nje surprize per mua, pasi nuk e dija. Per sa I perket kanaleve televizive te tjera, neqoftese eshte nje propozim qe do te mendoj se ka vlera, pasi gjithcka qe ka lidhje me muziken dhe artin nuk do e refuzoja.

Jeni nje vajze shume simpatike, a ju ka ndihmuar pamja juaj e jashtme per t’u bere pjese e spektaklit, apo gjithcka ia dedikoni punes suaj?

Dihet tashme qe nje pjese shume e rendesishme ne boten e artit eshte edhe imazhi, por per mua nuk eshte gjithcka. Nuk i jap prioritet, por kjo nuk do te dhote se e neglizhoj kete fakt. Mund te them se jam nga ato vajza qe me pelqen te jem gjithmone me nje pamje te kendshme. Dua te punoj mbi vokalin dhe qendrimin skenike mbi te gjitha, kjo duke e kombinuar me lookun.

A do te kemi nje bashkepunim te ri me Flori Mumajesin?

Para dy muajsh ka dale kenga ime e re ‘Zhdukem ngadale’’ nje produksion i Florit, pra i studios “Threedots”, me klipin e xhiruar ne Firenze. Tani po shijoj frytin e kesaj kenge qe me sa ka pare ne You tube eshte goxha e pelqyer dhe e klikuar. Nderkohe qe ne sezonin e vjeshtes do te vij me fuqishem, me projekte te tjera!

Ju keni thene se deshira jua per te qene pjese e festivalit te fund viti eshte e madhe. Po cfare ju ka penguar deri tani?

Nuk mendoj se me ka penguar dicka. Thjesht eshte nje lloj pritjeje nga ana ime, per t’u ndjere me e sigurt ne vetvete dhe me e pjekur artistikisht!

Dikur i keni rene edhe violoncelit e pianos, pse hoqet dore prej tyre?

Violoncelit nuk i kam rene me qe ne moshen 5 vjecare, sepse fillova te studioja per piano. Por duhet te korrigjoj dicka ne pyetjet tuaj, pasi nga ky instrument nuk ka hequr dore asnjehere sepse edhe sot une ende ushtroj piano dhe nuk kam hequr dore.

Ju thate se keni ardhur per pushime Shqiperi, po ku do i kaloni ato?

Une gjithmone i qendroj besnike Shqiperise, per te kaluar pushimet. Ku do t’i kaloj? Midis familjes qe eshte ne Tirane dhe shoqerise, me te cilet do te drejtohemi drejt jugut te Shqiperise, ne Sarande por edhe me ndonje shkeputje te vogel drejt Korfuzit! Do te doja qe te uroja te gjithe fansave te mi dhe gjithe shqiptareve pushime te mbare e beni sa me shume qef!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here