Ndonëse jeton prej kohësh në Firence, Evi Reci nuk i ka munguar skenës së festivaleve shqiptare. Së fundmi e kemi parë në festivalin “Kënga Magjike”, nga ku u largua edhe me “Çmimin Televiziv”.

Evi thotë se në të ardhmen dëshiron të marrë pjesë edhe në fes- tivalin e fundvitit në radiotelevizion, duke qenë se është e vetmja skenë festivali në të cilën nuk ka shkelur ende. Ndërkaq, në rrëfimin e sotëm, këngëtarja Evi Reçi ndan me ne edhe detajet e duetit më të fundit që ka realizuar në bashkëpunim më kantautorin e njohur Flori Mumajesi.

Kënga flet për ngjashmërinë mes dy vajzave(të dyja rolet i luaj unë, nëse mund të shprehem kështu). Njëra prej tyre përfaqëson një vajzë të thjeshtë (kjo është shoqja e Florit në këngë), ndërsa tjetra është një vajzë e pasur (kjo është vajza që dashuron Flori).

Ndërkohë, edhe kjo “vajza e thjeshtë” është e dashuruar me Florin, por s’ia thotë dot, pasi Flori ndonëse tregon për ngjashmërinë që ka mes tyre, dashurinë e tij e shpreh për vajzën pasanike… Në fund, si vajza e thjeshtë, ashtu edhe ajo e pasura janë po i njëjti person. Është më shumë një lojë që shoqja i bën Florit, i cili arrin ta kuptojë vetëm në fund” shpjegon Evi. (Bluetooth)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here