Modelja Linda Evangelista dhe themeluesi i rrjetit Hard Rock Cafe, Peter Morton janë ndarë pas një romance që zgjati 4 vjet.

Mesa duket, shkak për ndarjen është bërë dëshira e ndryshme e të dyve për të jetuar në vende të ndryshme. “Peter ëshë vendosur në Malibu sepse i pëlqen Los Angeles, ndërsa Linda jeton më shumë në Kanada dhe New York”, shprehet një mik i ciftit.

45 vjecarja dhe 65 vjecari e nisën historinë në vitin 2006 kur Linda ishte shtatzanë me djalin Agustin, babai i të cilit nuk është mësuar asnjëherë. Ka dyshime se ky fëmijë mund të jetë i ish portierit francez Fabian Barthez ose i aktorit Kyle MacLachlan.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here