Eva Murati vajza seksi që i ka marrë zemrën djalit të Jozefina TopallitEva Murati, e dashura e Genar Topallit, djalit të ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, rrëfen në një intervistë për mediat angazhimet e saj si prezantuese në “Agon Channel” dhe për marrëdhëniet me të dashurin.

Maturantja e “Petro Ninit” nënvizon se tashmë ka ndryshuar mendje, nuk do të jetë më mjeke, por do të studiojë për marrëdhënie ndërkombëtare. E pyetur nëse është më e bukura e “Petro Ninit”, ajo shprehet: “Mendoj se jam simpatike dhe e shkathët. Sa për më të bukurën, po ua lë të tjerëve të më vlerësojnë”.

Eva pohon se merr komplimente për fotot dhe shfaqjet në ekran, por nuk mohon se ka dhe vajza që pëshpëritin dhe shton se :“përderisa nuk kanë ndikim tek unë apo tek puna ime, preferoj t’i shoh gjërat vetëm me syrin pozitiv”.

Eva Murati vajza seksi që i ka marrë zemrën djalit të Jozefina Topallit

Për sa i përket të dashurit, Genar Topallit, ajo tregon: “Lidhja jonë vazhdon prej dy vitesh e katër muaj”,teksa nënvizon se në fillim i dashuri bëhej xheloz për fotot e saj “hot”. “Më pas filloi t’i pëlqente ideja se kishte diçka që të tjerët e dëshironin”, shprehet Eva.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here