Puthje në publik midis Ryan Gosling dhe Eva Mendes. Dy aktorët janë fotografuar, teksa po shkëmbenin një puthje të ëmbël në makinën e Mendes, para një lavazhi.

Faktikisht, të dy ishin kapur bashkë edhe disa kohë më parë në ‘Disneyland’, por këto shkrepje të fundit janë konfirmimi se midis Evës (37 vjec) dhe Ryan (31) nuk ka vetëm një marrëdhënie profesionale.

Për momentin, gjithsesi, flitet vetëm për “flirt”, pasi të dy ende nuk e kanë zyrtarizuar historinë e tyre. Mbetet të shihet sesa do të zgjasë kjo fazë, përpara se ta pranojnë gjithçka hapur, përderisa deri tani janë përpjekur jo pak të fshihen. Sidoqoftë, ata megjithese ende jo të fejuar, vazhdojnë të shijojnë jetën në çift…edhe si beqarë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here