Mendes ka vendosur që të mos parakalojë kurrë në altarin e martesës pasi mendon se jeta si e martuar është tepër e bezdisshme.

Aktorja e “The Hitch” e cila është në lidhje me producentin George Augusto që nga viti 2002, nuk ka menduar ende për martesë me të dashurin e saj dhe…as që do ta bëjë këtë.

“Unë thjesht mendoj se martesa nuk është e nevojshme, aq sa e bën shoqëria njerëzore. Dhe unë nuk kam pikëpamje negative për këtë. Mendoj se është traditë shumë e vjetër dhe nëse shikoni se çfarë simbolizon martesa, nuk ka të bëjë asgjë me atë se pse martohemi sot. Nuk e di nëse dua fëmijë, por ideja e martesës tingëllon bezdisshëm”, ka thënë Mendes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here