Eva Mendes në rolin e CecësDhe ideja që Mendes ta luajë rolin e saj, është në rregull për këngëtaren serbe, edhe pse thotë se nuk janë tip i njëjtë, ndërsa po qe se në rolin e Arkanit do të pranonte të paraqitej Brad Pitt, ajo do të pranonte të luante vetveten në film.

Ditë më parë është përhapur lajmi se rreth jetës së kriminelit serb Zhelko Razhnatoviq Arkan do të xhirohet film në Hollivud dhe se roli i Svetlana Razhnatoviqit, e njohur si Ceca, do t’i besohet aktores seksi, Eva Mendes.

Dhe ideja që Mendes ta luajë rolin e saj, është në rregull për këngëtaren serbe, edhe pse thotë se nuk janë tip i njëjtë, ndërsa po qe se në rolin e Arkanit do të pranonte të paraqitej Brad Pitt, ajo do të pranonte të luante vetveten në film. “Eva duket fenomenale, ka një trup të bujshëm, edhe pse unë nuk kam forma të tilla trupore.

Nuk e di nëse ajo di të këndojë, por ky nuk është një problem, sepse e tëra zgjidhet me plejbek. Mirëpo, nëse Brad Pitt-it do t’ia jepnin rolin, unë do të pranoja të luaja vetveten”, ka thënë Ceca. Mirëpo, e veja e kriminelit serb Arkan, i cili besohet të jetë vrarë në një atentat vite më parë, thotë se nuk është aq e lumtur rreth idesë për filmin amerikan, shkruan gazeta Zëri.

Eva Mendes në rolin e Cecës
“Po të bëhej fjalë për film real dhe të bazuar në të vërteta, do të ishte tregim tjetër, por sapo kam dëgjuar se bëhet fjalë për produksion amerikan, nuk ka konotacion pozitiv. Ata mund të bëjnë çfarë të duan, pasi bazohen më shumë në fjalë të rrugës dhe jo në fakte”, ka deklaruar ajo. Ende nuk dihet se kur do të fillojnë xhirimet e këtij filmi kontrovers. /Zëri/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here