Eva Mendes: Më mirë e plotë se thatanikeAktorja e bukur dhe shumë e njohur, Eva Mendes, thotë se nuk e çan kokën për pamjen e saj dhe ka rrëfyer se ka shkuar në audicione për role filmike pa u rregulluar fare.

Njëra nga seks-simbolet e dekadës së kaluar, thotë se i është bërë monoton ky titull. “Bukuria di të jetë monotone, posaçërisht nëse keni partner i cili gjatë tërë kohës është i preokupuar me pamjen e vet”, është shprehur aktorja e famshme e Hollivudit. Eva insiston se më nuk është e dhënë pas rregullimit dhe i pëlqen pamja natyrale dhe me sa më pak grim.

“Dikur vërtetë kam qenë e dhënë pas dukjes dhe rregullimit, sepse kam qenë më e re dhe kam dashur të jam më provokuese, por tani gjërat kanë ndryshuar në pikëpamjen time dhe nuk e qaj kokën për dukjen time. Thjeshtë, jam e lodhur me statusin e një seks-simboli”, është shprehur ajo, për të shtuar se për rolin e saj të fundit, ajo ka humbur 7.5 kilogramë dhe kjo ka rezultuar në humbjen e formës së vitheve dhe gjinjve, por se tani ka arritur të rikthej shumicën e peshës së humbur.

Ajo e pranon se humbja e peshës nuk i ka pëlqyer aspak, sepse e urren pamjen thatanike. “Nuk jam prej atyre femrave që e pëlqejnë të jenë thatanike. Më shumë preferoj format e plota të trupit, sepse me to ke më shumë vetëbesim”, ka shtuar Eva.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here