Aktorja e njohur, Eva Mendes, ka bere te ditur se ka per qellim te pushtojë botën.

“Nuk jam e sigurt se cila është metoda që duhet të përdorë. Por, asgjë nga ato që bëj nuk është e rastesishme. Qëllimi im është të pushtoj botën,’’ ka rrefyer ajo per një revistë amerikane.

‘’Njerëzit mendojnë se jam një njeri i zakonshëm, por në fakt jam tmerrësisht përllogaritëse kur vjen çështja e karrierës. Une nuk marr një fundjavë pushim.

Nuk bëj diçka të tillë prej vitesh. Jam shumë e dhënë pas punës’’, ka shtuar Mendes, e cila është duke xhiruar një film të ri me aktorin Will Smith.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here