Eva Longoria Parker në një vallëzim erotikEva Longoria Parker i ka dhënë mikut të saj, komikut Xhorxh Lopez, një vallëzim të nxehtë në shoun e tij televiziv të hënën, duke vallëzuar në shtyllë striptizi.

Ylli i serisë ‘Desperate Housewives’ i kishte thënë Lopezit se ajo do të tregojë aftësitë e saj në vallëzim erotik të cilat ia kishte mësuar Karmen Elektra, nëse shou i tij pilot, “Lopez Tonight!”, zgjidhet për emetim.

Dhe kur komiku latin kishte debutuar të hënën, Eva seksi e kishte përmbushur premtimin e saj. E veshur me një mini-fustan të zi dhe me një pamje të re bionde, aktorja kishte bërtitur kur e kishte kuptuar se Lopez e kishte vendosur një shtyllë striptizi në skenën e tij, por kishte insistuar se nuk ishte e veshur në mënyrë të përshtatshme.

“Do t’i shohësh pjesët intime të trupit”, kishte bërë ajo shaka. Por aktorja kishte vendosur ta provojë dhe në fund kishte deklaruar se e ka bërë më mirë se sa kur e ka provuar në shtëpinë e saj.

Karmen Elektra është një mike e imja dhe ajo ka këto shtylla striptizi që i shet, kështu që më ka dërguar një shtyllë të tillë për Ditën e të Dashuruarve. E kam vendosur në dhomën e gjumit dhe kam provuar të bëj vallëzim seksi për Ditën e të Dashuruarve, por isha e ngathët dhe jam rrëzuar, kështu që nuk e kam provuar aq shumë”, ka sqaruar ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here