Ylli i serisë ‘Amviset e dëshpëruara’ gjatë ditëve të punës jeton në Los Angjelos, e bashkëshortin e saj, lojtarin e basketbollit Toni Parkerin, e sheh vetëm gjatë fundjavës kur udhëton në Teksas.

‘Punoj tri deri në katër ditë në Los Angjelos dhe secilën fundjavë e kaloj me Tonin kështu kjo është mundësia e vetme për seks’, haptas ka deklaruar Eva Longoria. Eva gjithashtu ka bërë të ditur se përkundër dëshirës së saj që të zgjerojë familjen, producentët e serisë ia kanë ndaluar mbetjen shtatzënë.

‘Shtatzënia e Mersi Krosit (Bri Van De Kamp)’ ka ardhur si një befasi dhe ka shkaktuar problem të madh për skenaristët”, ka deklaruar Longoria dhe ka shtuar se kryerja e punëve shtëpiake në jetën reale nuk paraqet kurrfarë problemi për të.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here