Aktorja amerikane Eva Longoria, protagoniste e serialit “Shtëpiake të Dëshpëruara”, dukej me të vërtetë e dëshpëruar me tualitetin e saj të habitshëm, gjatë një mbrëmje miqsh në Los Anxhelos.

Siç raportuan sot revistat rozë në SHBA, Eva dukej krejtësisht si një fantazmë, ndërsa doli për darkë të martën në mbrëmje me aktorin Kevin Connolly.

35-vjeçarja kishte lyer të gjithë fytyrën e saj me ton e pudër, por harroi të bënte të njëjtën gjë edhe në zonën rreth syve, duke lënë një shirit të bardhë në fytyrë.

Aktori nuk u duk aspak i shqetësuar nga paraqitja e Longoria-s, mbase sepse pothuajse nuk e pa fare ndërsa i jepte makinës për në restorantin japonez Katsuya.

Aktorja është duke u marrë me procedurat e divorcit me basketbollistin francez Tony Parker, pasi zbuloi tradhëtinë e këtij të fundit. Sipas revistave rozë, ajo është lidhur aktualisht më vëllain e vogël të aktoren Penelope Cruz./tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here