Eva Longoria argëtohet me vibratorin “Bunny”Mund të pyesni se çfarë bën aktorja Eva Longoria në netët e gjata dhe të vetmuara, derisa bashkëshorti i saj Toni Parker gjendet në rrugë, ndërsa përgjigjja është e thjeshtë – argëtohet me vibratorin më të famshëm në botë “Bunny”.

“Vibratorin e parë e kam blerë vetëm para tre vjetësh dhe më vjen shumë keq që nuk e kam zbuluar atë më herët. Tani u blej ‘Bunny’ të gjitha shoqeve të mia. Ato bërtasin kur e shohin se çfarë u kam dhuruar”, ka deklaruar Longoria për medie.

Eva, e cila që nga viti 2007 është në martesë me basketbollistin e ‘San Antonio Spurs’, Toni Parker, ka shtuar se planifikon të ripërtërij edhe zotimet e martesës.

“Duam të martohemi sërish, por këtë herë diçka më intime. Do ta bëjmë këtë, sepse e kemi super në martesë”, ka përfunduar Eva.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here