Përfaqësuesja e Shqipërisë në garën e sivjetme të 57 për Këngën e Eurovisionit, Rona Nishliu do të paraqitet në gjysmëfinalen e parë, më 22 maj, u vendos me shortin e hedhur sot në kryeqytetin e Azerbajxhanit.

Krahas Ronës, më 22 janar do të paraqiten edhe përfaqësuesit e Malit të Zi, Islandës, Rumanisë, Belgjikës, Letonisë, Zvicrës, Finlandës, Greqisë, Moldavisë, Qipros, Danimarkës, Austrisë, Rusisë, San Marinos, Irlandës dhe Hungarisë.

Nata e dytë gjysmëfinale, ndërkaq do të mbahet më 24 maj, kurse finalja e madhe më 26 maj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here