Hip-hop grupi kosovar Etnon, të njohur më herët si Etno Engjujt, janë duke u përgatitur për albumin e tyre të radhës, të shtatin në karrierë.

Pas lansimit të videoklipit të tyre ‘On Fire’, kjo këngë i paraprinë albumit të tyre i cili pritet të dalë në treg së shpejti.

“Në album ka shumë bashkëpunëtorë, që i falënderojë. Shumica e këngëve do të shoqërohen edhe me videoklipe.

Ndërsa sa i përket gjinisë femërore për bashkëpunim e kemi vetëm një ‘hasret’ Dafina Rexhepin”, kanë pohuar Etnon për ‘Express’.

Përveç kësaj, Etnon kanë folur edhe për labelin e tyre PRC, për të cilin thonë se është duke u zhvilluar vazhdimisht.

“Po ekziston, në momeoriet tona të mira për atë kohë, përndryshe PRC është zhvilluar dhe ka kaluar nëpër faza të ndryshme, normal ka pësuar ndryshime të ndryshme si në emër, koncept, dhe imazh”, kanë shtuar Enton.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here