Ky koncert në Prizren është i organizuar pa dijeninë tonë. Dyshohet se bëhet për qëllime të këqija. Ju lutem, kini parasysh!”.

Ku ka qenë komenti që Genc Prelvukaj kishte bërë në profilin e tij në Facebook për koncertin, i cili, siç morën vesh, do të mbahet sot në Therandë dhe ka qëllim, sipas organizatorëve humanitarë, me moton “Gjithmonë i gjallë Enver Zymberi”, që paratë që do të mblidhen nga ky koncert të shkojnë për familjen e policit të vrarë.

Ndërsa ne kontaktuam edhe me këngëtarin Burim Hoxha, i cili është i ftuar në këtë organizim dhe ai nuk është i sigurt nëse do të shkojë, por siç tha ai ftesën e ka pranuar, duke e ditur se është koncert humanitar. Edhe ne urojmë të jetë i tillë, por komenti i Gencit na vuri në dyshime, duke e ditur se vetë këngëtari është jashtë Kosovës për momentin. /M. GJ/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here