Kosovare HasiAkuzat për krime lufte të ngritura ndaj ish komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bashkëluftëtarëve të tyre, sot kanë mbledhur mijëra protestues në Prishtinë.

Qytetarëve të shumtë që kundërshtojnë këto arrestime, i janë bashkangjitur edhe shumë yje të estradës kosovare, e veçanërisht ato nga Drenica.

Pjesë e kësaj proteste, përveç këngëtares Leonora Jakupi, ka qenë edhe këngëtarja Kosovare Hasi.

Ajo në një bisedë për reporteri.net, ka thënë se, ka dalë të protestojë kundër veprimeve të EULEX-it, pasi beson në pastërtinë e luftës së UÇK-së. “Luftëtarët e Kosovës, nuk kanë bërë krime, por luftë të pastër si loti, dhe askush nuk mundet ta njollos atë”, është shprehur ajo.

Pjesëmarrjen në protestë, Hasi thotë se e ka bërë me qëllim përkrahjen e luftëtarëve të lirisë. “Lirinë që sot e kemi dhe e gëzojmë, është rezultat i asaj lufte të pastër që kanë bërë këta luftëtarë, që sot padrejtësisht akuzohen për krime lufte”, ka thënë këngëtarja Hasi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here