Disa ditë më parë, reperja Loredana Zefi merakosi fansat e saj kur vendosi të zhdukej papritur nga rrjetet sociale.

Pa njoftuar më herët, ajo çaktivizoi llogarinë e saj dhe u bë kryefjala e rrjetit për këtë vendim të papriturNuk e dimë se cila është arsyeja e largimit të reperes, mirëpo fansat po mendojnë dy opsione:

Ose ajo po merr kohë që të qëndrojë me vajzën e saj Hanën, ose për shkak të fushatës me hashtagun #BoycottLoredana (Bojkoto Loredanën), me qëllim që njerëzit të ndalojnë së dëgjuari muzikën e saj.

Ky reagim i rrjetit erdhi pasi çifti zvicerian Valais dha një intervistë ku pohuan se të ardhurat e saj që prej asaj kohe janë përkeqësuar ndjeshëm. Petra dhe bashkëshorti i saj pretendojnë se kanë humbur një total prej 655,000 eurosh, duke e patur të pamundur të paguajnë shpenzimet edhe për funeralin e të ëmës. Këto të fundit sipas tyre shkonin dikur tek 3700 euro dhe çifti është shprehur se nuk kishte të paguante, pasi nuk ka patur asnjë lloj kursimi.

Një javë pasi publikoi një foto me Hanën në llogarinë e të bijës në Instagram, Loredana është bërë sërish e gjallë.

Ajo ka përdorur përsëri llogarinë e Hanës, kësaj here për të promovuar këngën e njërit prej kolegëve e miqve të saj, Capital Bra.

Loredana ka postuar në llogarinë e të bijës një video në makinë, ku ka etiketuar reperin.

Pra, reperja “është zhvendosur” përkohësisht në llogarinë e së bijës dhe s’dihet për sa kohë do të qëndrojë aty.

Ndërkohë, fansat po presin me padurim rikthimin e Loredanës dhe arsyen pse ajo u zhduk pa thënë asgjë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here