Bella erdhi në jetë më 10 prill 2018, duke ndryshuar katërcipërisht jetën e babi Valdrinit dhe mami Editës. Stilisti i njohur nga Kosova ndan shpesh momente nga përditshmëria e tij në rrjetin social Instagram, dhe tashmë prej një viti e pak muaj vendin më të madh e zënë ato me të bijën Bella.

Dyshja kanë filluar që tani të krijojnë një marrëdhënie shumë speciale me njëri tjetrin, ndërsa në postimin e sotëm, Valdrini na preku me dedikimin kushtuar Bellas së tij nëpërmjet një foto të postuar në Instagram.

“Është një vajzë që më ka rrëmbyer zemrën, ajo më quan babi”; ka shkruar Sahiti përbri fotos teksa duket kapur dorë për dore me vogëlushen e tij.

Sa bukur babi dhe vajza! Babi Valdrini ka veshur shumë vajza nuse, por a di veshë edhe Bellan e tij? Deri atëherë ka kohë, tani për tani Bella është vetëm e tij dhe e mami Editës!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here