Erykah Bady, e cila shkaktoi një skandal pasi që u zhvesh duke incizuar videoklipin në vendin ku është vrarë John Kennedy, duhet të paguajë dënimin në të holla, njoftuan mediet amerikane.

Në videoklipin “Window Seat”, i cili zgjat 5 minuta e 35 sekonda, Erykah Badu del nga automobili, e veshur me rroba të trasha, dhe duke ecur drejtohet nga vendi ku Kennedy është vrarë më 22 nëntor të vitit 1963 në Dallas, në shtetin federal amerikan Texas.

Derisa ec, këngëtarja zhvishet, e kur të mbetet lakuriq, bëhet sikur goditet nga të shtënat dhe bie në trotuar.
Ndihmës shefi i policisë së Dallasit deklaroi për gazetën “Dallas Morning News” se një dëshmitar është ankuar pasi që kishte parë Erykah Badu “si po zhvishej në vendin publik”.

Erykah Badu, javën e ardhshme duhet të paguajë gjobën për vozitje të pahijshme, që është e ngjashme me dënimin për shkelje në trafik, precizoi ai. Gjoba e paraparë është 500 dollarë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here