Surprizë! Ky është përcaktimi i vetëm që mund të behet për emisionin e së martës “Pasdite në Top Channel”

Pjesa filloi me permbledhjen e ndarjeve dhe lidhjeve te bujshme qe kane ndodhur gjate veres qe sapo lame pas.
Ne studio prezantuesja Lira Burgija shoqerohej nga Olti Curri ne rolin e opinionistit, Klotilda Harka gazetare e suplementit “Panorama Plus”, Najada Konomi e njohur si Nocja pjesmarrese e protagoniste e “Big Brother 1” dhe fituesja e edicionit te fundit te Ermela Mezuraj.

Tonet u ndezen kur dy ish-pjesmarreset ne shtepine e ‘Vellait te Madh’ akuzuan ne “pergjithesi” gazetaret per shtremberime te deklaratave apo shpikje te lajmeve. Klotilda Harka dhe Olti Curri, nuk i kursyen pershtypjet e tyre gjate replikes

Pjesa e trete filloi me nje fakt te cuditshem. Nocja ishte larguar nga studio gjate publicitetit. Inserti i radhes kishte ne qender Ervinin qe ishte kapur dhe intervistuar nga stafi i “Pasdites” ne momente te ndryshme me femra te ndryshme. Me pas Ermeles i dorezohet nje pako nga prezantuesja. Aty gjeneshin nje CD dhe nje liber, dy objektet e vetme qe kishte lene Ermela ne apartamentin e Ervin Sinjarit.

Pas i pa, kjo e fundit akuzonte Ervinin per mungese guximi dhe deshire per protagonizem.Kur dukej se emisioni po i drejtohej fundit, ne studio shfaqet as me shume  e as me pak por Ervini dora vete.Reagimi i publikut ishte i menjehereshme ndersa deklarata e vetme e Olti Currit ishte konstatimi se sa shkojne si cift Ervini me Ermelen.

Batutat u bene protagoniste te emisionit, pasi djaloshi kerkon me insistim te puthe fituesen e 100 milion lekeve.Ai deklaron se e ka dashuruar vertete perkunder thashethemeve qe qarkullojne neper te perjavshme. Kjo ishte nje dite e zakonshme ne sezonin e ri te “Pasdite ne Top Channel”./tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here