Ertila Koka: Një këngë për të gjitha zemrat e lënduaraKëngëtarja simpatike, Ertila Koka ka vetëm disa ditë që ka publikuar klipin e saj më të ri, ku shfaqet ndryshe dhe sensuale. “Ajo që ke” titullohet kënga dhe klikimet kanë qënë të shumta.

Tashmë muzika është pjesë e pandarë e saj, të cilën përpiqet ta ndërthurë me pasionet e tjera që ka, siç janë aktrimi dhe kërcimi. Performancat “live” në klubet e Tiranës janë të shumta, por në këtë intervistë ajo do të na tregojë rreth realizimit të klipit të saj më të fundit dhe sekretet e një trupi të bukur.

Kujt ia besove këtë herë realizimin e klipit?

Këtë klip e kam punuar me shumë dëshirë dhe e kam pasur të qartë se çfarë kam dashur të sjell këtë verë. Tekstin e ka bërë Rozana Radi, ndërsa melodia është bërë nga unë dhe kompozitori Albi Budini. Që në meloditë e para mendova të krijoj diçka për tradhëtinë dhe këtë ide e ndava edhe me Rozanën. Kënga është bërë nga Arbre Blass. Sa herë del një video e re e imja shpërblimi më i madh është pëlqimi dhe pritja shumë e mirë që vjen nga fansat dhe miqtë e mi. Kam punuar shumë për këtë videoklip dhe uroj që të arrihen të gjitha pritshmëritë që kam për këtë këngë.

Sa e gjeni veten në këtë tekst?

Në fakt, nuk është tekst që mua më përngjan apo ka diçka me jetën time, sepse nuk jam tradhtuar ndonjëherë. Thjesht janë tema që duhet t’i provosh përderisa është një fenomen që ka ndodhur tek shumë të tjerë. Melodia që unë bëra kishte një revoltë brenda dhe nuk mund të ishte e gëzueshme. Unë e diskutova me Rozanën, ajo më pyeti çfarë ndjeja dhe unë i sugjerova diçka për tradhtinë, sepse ka revoltë të madhe. Si përfundim, Rozi u emocionua nga melodia, edhe u bë teksti për tradhtinë. E kanë pëlqyer shumë njerëz, na kanë mbështetur dhe e kanë shpërndarë kudo.

Ju do e falnit tradhtinë në jetën tuaj?

Jo, nuk do e falja kurrë, në çfarëdo lloj aspekti.

Në klip shfaqeni një balerinë e vërtetë me trup perfekt. Cili është sekreti i linjave të tua?

Këtë koment e marr shpesh nga të gjithë njerëzit. Ka qenë gjithmonë pasioni im baleti dhe e vogël jam ushtruar për këtë. Por zgjodha për të studiuar kanton se duke kënduar edhe do kërceja dhe do isha e kompletuar. Por për fatin tim kam metabolizëm të mirë dhe jam njeri që adhuroj sportin. Merrem me sport pas koncerteve, kur kam kohë. Pastaj është dhe gjenetike, i kam ngjarë edhe mamasë, ajo ka qenë elegante dhe shumë e bukur.

Sipas mendimit tuaj, sa e rëndësishme është pamja e jashtme për një artist?

Pamja është e rëndësishme, pasi muzika më shumë ka filluar të shikohet, jo dëgjohet. Por nuk është pjesa më e rëndësishme. Është një aset plus. Por mbi të gjitha duhet të kesh një vokal shumë të mirë. Pastaj pamja e jashtme të kompleton si person, por zëri është i rëndësishëm. Në klipin e fundit ju shfaqeni me tatuazhe të florinjta si yjet botërore Beyons, Rihanna etj. Pse kjo zgjedhje? Unë nuk kam asnjë tatuazh të përhershëm në trup dhe trendi i këtyre tatuazheve që zgjasin vetëm për pak kohë më pëlqejnë. Doja të vija ndryshe në këtë dalje, prandaj zgjodha dhe tatuazhet vetëm për këtë rast. Tatuazhet e arta janë trendi i momentit, prandaj edhe vendosa t’i bëj enkas për klipin.

Raporti me kërcimin si ka nisur?

Shumë i mirë, unë kam shumë qejf të kërcej. Edhe këtë radhë vendosa të vij në klip me kërcim. Janë bërë disa videoklipe që vijnë me kërcime, rreth tre të tilla. E kam pasion kërcimin. E kini të lehtë ta përvetësoni koreografinë? Po, kjo koreografi është bërë vetëm për katër ditë. Ka qenë shumë e gjatë, por në klip ka dalë më e shkurtër. Jam lodhur shumë, por edhe jam argëtuar duke mësuar lëvizjet.

Ju kemi parë si këngëtare dhe si balerinë. Çfarë pasionesh të tjera ka Ertila?

Pasionet e mia janë të gjitha të lidhura me artin. Një ndër pasionet e tjera të mia është edhe aktrimi. Në film apo teatër? Në film do të më pëlqente më shumë. Në një farë mënyre në teatër e kam provuar kur kam luajtur në opera, ku më është dashur edhe të këndoj, edhe të interpretoj. Ju kemi parë shpesh të performoni live në shumë lokale në Tiranë.

Është e vështirë për një këngëtar të këndojë live?

Unë kam rreth dhjetë vite që performoj live dhe gjithmonë është e mrekullueshme, pasi vetë këndimi live është i gjallë dhe të bën të jesh më afër publikut dhe mund të japësh shumë energji dhe emocion në skenë. Kështu që duartrokitjet dhe përqafimet e admiruesve apo të publikut e justifikojnë lodhjen, sepse janë ushqim për shpirtin e artistit. Planet për verën, përveç koncerteve? Pushime, do të pushoj edhe unë (qesh). Kam në plan që këtë verë të pushoj në jug të Shqipërisë, në Drimadhë.

Ky do të jetë projekti i vetëm i verës, apo do të ketë surpriza të tjera nga ty?

Po sigurisht. Kam goxha projekte në vazhdim. Mirëpo çdo projekt do kohën e vet për të dhënë rezultat. Pas pushimeve në shtator do të vij me një tjetër projekt, për të cilin përgatitjet i kam nisur që tani. Do i jap kohë këngës “Ajo që ke” të dëgjohet dhe të këndohet për këto dy muaj dhe më pas do të vij me projektin e ri me të cilin shpresoj të godas sërish. Më ndiqni…

Muzika dhe pasionet e Ertilës

Ertila Koka është këngëtare dhe tekstshkruese. Talentin për muzikën e ka zbuluar që në moshë të vogël. Ajo ka kënduar tek “Zërat e rinj” në Pallatin e Pionerëve, ku ka marrë leksione muzike dhe pikture. Ka dalë për herë të parë në ekran tel “Ethet e së premtes”, ndërsa në moshën 17-vjeçare ka marrë pjesë në “Top Fest” me këngën “Mos prit të kthehem”. Pas këtyre nuk ndalet më. Ajo ka marrë pjesë në Festivalin e të rinjve dhe një vit më pas në Festivalin e 45- të të këngës në TVSH. Prej Festivalit “Top Fest”, ajo nuk ka hequr dorë. “Sa do të doja” dhe “Nuk mund të harroj” janë tituj të tjerë nga pjesëmarrja në “Top Fest”. Përgatitet për të konkurruar në Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe pas katër vitesh studimi, përfundon ciklin e mesëm shkollor.

Pas përfundimit të liceut, ajo përgatitet për konkursin e Akademisë, ku fiton dhe merr pjesë në shumë koncerte brenda shkollës. Është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në vitin 2011 dhe po atë vit xhiroi videoklipin e saj të parë “Feel the beat” me tekst të të ndjerit Dr. Flori. Ndërkohë Ertila ka sjellë projekte të ndryshme muzikore nga viti në vit. Ajo prej vitesh këndon “live” në skena të ndryshme. Përveç muzikës ka pasione të tjera dhe ndër to është aktrimi. Tek opera “Don Zhuani”, ajo ka luajtur rolin e Zerlinës. Pasion tjetër i saj është edhe kërcimi, ku shpesh herë e praktikon në klipet e saj. Disa nga këngët e saj janë: “Sa më ke munguar”, “Prap”, “Nuk do të harroj”, “Moreno”, “I vetmi që dua”, “Fluturo e lirë”, “Feel the Beat”, “Beb” dhe së fundmi “Ajo që ke”. Kënga “Beb” u bë hit i vitit të kaluar dhe ishte në bashkëpunim me reperin 2 Ton./Shekulli/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here