Eros Ramanzoti është martuar Një martesë në heshtje mund të bëjë më shumë zhurmë, se sa një martesë normale. “Star+Tv” publikon një lajm të pabesueshëm: Eros Ramanzoti është martuar në mënyrë të fshehtë me Marika Pelegrinelin në Milano.

Më herët kantautori u divorcua nga bashkëshortja Mishel Hunziker dhe menjëherë pas kësaj vendosi të shikonte seriozisht 21-vjeçaren, të cilën e njohu pranverën e shkuar.

Sipas disa miqve ata tashmë rezultojnë të martuar, megjithatë burimet zyrtare nuk e konfirmojnë lajmin.

Ai që shpërndau “thashethemin” ishte një mik, i cili pyetjes: “A duhen?” i është përgjigjur: “Ata janë martuar në mënyrë sekrete në Milano”. Miku që rrëfen mendohet të jetë ortaku i restorantit të Erosit që ka hapur kohët e fundit.

Dasmë sekrete në Milano, por asnjë detaj më tepër për të vërtetuar se këngëtari dhe modelja duhen seriozisht. Marika është 21 vjeçe, pikërisht sa ishte edhe Mishel Hunziker kur u martua me Erosin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here