Deputetja Ermira Mehmeti-Devaja (32) shpjet do të bëhet nënë. Me bashkëshortin, diplomatin Shenoll Devaja, i cili është zëvendësambasador në Ambasadën e RM-së në Tiranë, thotë se po përgatiten për momentin e ri në jetën e tyre, të dëshiruar dhe të pritur. Çifti është martuar para dy vjetëve.

“Nuk është e rëndësishme nëse foshnja do të jetë vajzë apo djalë. E rëndësishme është të lindë i shëndoshë.

Kjo është më e rëndësishme edhe për familjet tona”, është përgjigjur deputetja e BDI-së në pyetjen se çfarë gjinie dëshiron të jetë foshnja.

E pyetur se nëse do ta vazhdojë karrierën politike ose do ta lë në pushim, ajo ka thënë se ende është herët të mendojë për këtë gjë. “As tani nuk e ndryshoj komplet jetën time, vetëm prioritetet janë të tjera”, tha Mehmeti-Devaja, e cila është e inkuadruar në politikë që nga viti 2002.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here