Ishte shkruar se Ermela, fituese e “Big Brother 4”, do të jetë pjesë e reality-shout “VIP Shpija 2”, por duket se kjo nuk do të ndodhë.

Spekulimet se Ermela do t’u bashkohet këngëtarëve, aktorëve dhe yjeve televizive pjesë të “VIP Shpija”, rrodhën ditët e kaluara përmes rrjetit social Facebook, por sipas burimeve të Telegrafit, Ermela nuk do të jetë pjesë e këtij reality-shou.

Mysafirë të mbrëmshëm në “Vip Shpija 2” ishin këngëtarët Sinan Hoxha dhe Seldi. Futja në shtëpi e Sinan Hoxhës ka shënuar edhe pajtimin mes tij dhe këngëtares Rovena Setafa, të cilët nuk kishin komunikuar me njëri-tjetrin për një kohë të gjatë.

Dyshja kohë më parë kishin pasur një konflikt mes vete dhe nga ai moment nuk kanë ndërruar fjalë. Por, dje Rovena dhe Sinani kanë folur për herë të parë me njëri-tjetrin pas gjithë asaj kohe dhe duket se kanë vendosur që gjithçka ta lënë mbrapa dhe t’i kthehen normalitetit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here