Duket se Ermela Mezuraj, e vetmja femër fituese në 5 vite “Big Brother”, ka vendosur të dalë jashtë parashikimeve të gjithë fansave, që pas kësaj fitoreje prisnin që ajo të niste aventurat e saj.

Përkundrazi, Ermela ka vendosur t’i lërë mënjanë përfundimisht ato, për t’iu përkushtuar një jete serioze, si në jetën private ashtu dhe profesionale. Menjëherë pas daljes nga loja si fituese e 100 milionëve të depozituara në bankë, natyrisht që Ermela i mëshoi ambicies së saj për karrierë televizive.

Në fillim u fol se ajo ishte një nga kandidaturat për të prezantuar spektaklin “Portokalli”, gjë që nuk u konkretizua, ndërkohë që shfaqja e saj e fundit në ekran ishte në programin “E Diell” në “Top Channel”, kur Ermela hyri në një garë kërcimi me aktorin Florian Agalliu. Pas kësaj, Ermelën nuk e kemi parë askund. E pyetur nga gazeta “Panorama” në lidhje me ambicien e saj për të qenë një ikonë televizive, ajo përgjigjet; “Në fakt ekrani është një kapitull i mbyllur për mua. Puna në televizion ka shumë bërryla, dhe unë nuk preferoj të bëj një jetë të tillë, ndaj kam vendosur përfundimisht të heq dorë nga një ambicie e tillë. E di shumë mirë që e bëj shumë mirë atë punë, por tani aspiroj për një punë në administratë dhe me orar, dhe që në profesionin tim, pikërisht shkenca sociale, degë për të cilën jam diplomuar”. Kur ajo hyri në “BB 4”, me një skedë të veçantë prezantimi, rendiste dhe eksperiencat e saj në një nga televizionet lokale të vendit si spikere lajmesh. Po ashtu ajo kishte provuar të ishte imazh në disa klipe muzikore, biografi që e specifikonte prirjen e saj për të hyrë në botën e televizionit. Por me daljen si fituese e BB4 dhe angazhimit të saj në festa të lokaleve më të njohura, ajo e pohoi hapur mediatikisht që kishte ndier një moment hendeku në jetën e saj, pasi “BB” nuk ia kishte krijuar mundësinë për të pasur dyert e hapura për një punë në televizion.

Ermela: Me Jotin bashkëjetoj, por është herët për martesë e fëmijë
Në fillim ndryshoi punët në jetën e saj private me rikthimin tek ish-i dashuri pas 8 vitesh, një djalë nga Lezha me emrin Joti, me të cilin nisi bashkëjetesën në Tiranë vitin e kaluar. Më pas vendosi të largohet nga kamerat dhe të reflektojë më mirë për jetën e saj, duke menduar paralelisht për gjetjen fillimisht të një pune të mirë.

Tentativat e para i bëri në politikë, ndërsa kërkoi të hynte në instancat e Partisë Demokratike, pasi ishte aktivizuar në verë në fushatën e Lulzim Bashës për zgjedhjet lokale. Por edhe pse u fol për një martesë të shpejtë me Jotin, Ermela pohon se: “ vërtet i kemi premtuar njëri-tjetrit martesë dhe fëmijë, por tashmë që e mendojmë me qetësi, kemi vendosur të kalojmë dhe ca kohë kështu pa angazhime të tilla e përgjegjësi”. Pra, martesën dhe fëmijët me Jotin i shoh si një plan i largët”, tregon ajo. Ermela nisi bashkëjetesën me Jotin, pas tetë vitesh ndarje.

Joti u kthye nga Italia ku kishte ndjekur studimet e larta, dhe nisi bashkëjetesën me Ermelën, ndërsa filloi punë si operator në “Top Channel”. Në fillim ajo u përpoq ta mbante të fshehtë lidhjen, dhe vetëm pas më shumë se gjashtë muajsh bashkëjetesë, ajo vendosi ta bëjë publike historinë e saj të dashurisë, për të cilën pohoi se ndihej vërtet e lumtur. Kjo është vera e dytë që ata kalojnë si çift, ndërkohë që ende nuk kanë bërë asnjë plan për pushime. PanoramaPlus

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here