Ermela Mezuraj, fituesja e BB4 dhe Toros Shahanian, ish-pjesëmarrës në këtë reality-show, kanë kaluar së bashku disa ditë në Ohër të Maqedonisë, fill pasi u tha se biondina bukuroshe është ndarë me Ervinin, me të cilin u duk se gjërat po shkonin drejt zyrtarizimit (duke qenë se ai e futi edhe në shtëpinë e tij, e njohu me familjarët e vet).

Më në fund, Ermela ka pohuar në një emision televiziv se gjërat mes tyre kanë marrë fund. “Me Ervinin jam ndarë.

Arsyeja ka të bëjë me mospërputhjet në karakter, mbi të gjitha komunikimi ishte një e metë shumë e madhe mes nesh.

Gjithsesi, kjo nuk është një temë që dua ta zgjas. Lidhja zgjati për rreth 2 muaj pas BB, ndërsa prej 2 javësh nuk komunikoj fare me Ervinin, kjo është e vërteta”, – ka thënë ajo, ndërsa e pyetur në lidhje me marrëdhënien që ekziston me Torosin, ka sqaruar se atë e ka vetëm shok e asgjë më shumë, edhe pse kjo tingëllon paksa e pabesueshme duke qenë se dyshja shihen ngado bashkë, ndërsa në profilin e tij në Facebook, Toros vendos çdo ditë foto me Ermelën, a thua se e ka të dashur.

Ç’mund të ndodhë në një miqësi të sinqertë, në një miqësi të mirë?! Torosin e kam një shok me të cilin mund të pi kafe, mund të bisedoj lirshëm, madje Toros nuk më quan shoqe, më quan shok, pasi mendon se jam një çun haram”, – ka pohuar Ermela, e cila së bashku me 37-vjeçarin nga Durrësi ka nisur të frekuentojë ambiente të ndryshme, si klube etj., në Shqipëri e jashtë saj, për t’u takuar me fansat e, pse jo, për të fituar para.

Kjo mendohet të ketë qenë edhe një nga arsyet që i dha goditjen përfundimtare çiftit Ermela – Ervin. Sikurse është mësuar, Ervini nuk ka dashur që Ermela të udhëtojë me Torosin në drejtim të Ohrit, prej nga kishin marrë një ftesë ata të dy, ndërsa ai jo.

Megjithatë, Ermela ka vepruar në kokë të vet, madje Toros ka postuar në FB edhe një video ku ai përpiqet t’i mësojë Ermelës se si të drejtojë një skaf në liqenin e Ohrit, duke i qëndruar mjaft pranë fizikisht. Sa i takon udhëtimit në Ohër, Ermela ka bërë me dije se pavarësisht se gjithë ditën e ka kaluar me Torosin, “natën dhomat janë të ndara, secili sheh punën e vet”. Standard

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here