Fituesja e spektaklit “Big Brother Albania 4”, Ermela, ka pohuar se ajo së shpejti mund të shihet në rolin e prezantueses në shoun humoristik “Portokalli”.

Drejtuesja e shout “Big Brother”, Arbana Osmani, kishte thënë gjatë prezantimit të saj se Ermelën e presin në “Portokalli”. Edhe pse ishte perceptuar si shaka, kjo duket se mund të dalë e vërtetë.

“Them se ka vërtetësi në këtë pohim të saj. Unë kur dola nga BB, pyeta nëse vërtet kishin menduar që drejtuesit e ‘Portokallisë’, do të mund të më merrnin për aktore në spektaklin ‘Portokalli’, por më thanë që plani është për prezantuese të show-t të humorit. Nuk është bërë ndonjë bisedë zyrtare deri tani, por kaq kam marrë vesh unë personalisht”, ka thënë Ermela gjatë një intervista për mediat shqiptare.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here