“Nëse po përflitet për një lidhje të re timen, ta dini se ku ka zë, nuk është pa gjë”

Pas një krisjeje në çiftin e komplimentuar të “BB5” nga fansat, ndodhi ndarja përfundimtare. Ermal Merdani dhe Françeska Jaçe e mbajtën dy muaj të fshehtë ndarjen e tyre, dhe pas vendimit përfundimtar ajo që foli e para ishte Françeska.

Në raste ndarjeje, secili përpiqet t’ia hedhë fajin tjetrit, duke refuzuar ta ndajnë fajin në dy pjesë. Dhe një javë pas deklaratës ekskluzive të 18-vjeçares nga Vlora dhënë gazetës “Panorama”, ja si replikon Ermali.

Ngjarja e ditëve të fundit në shypin rozë ka qenë pikërisht deklarimi i ndarjes nga Françeska. Kemi dëgjuar variantin e saj, e cila të akuzoi për tradhti në intervistën e saj për gazetën “Panorama”. Çfarë komenti ke për këtë deklaratë të saj?
Për deklaratën e saj s’kam asnjë opinion, gjithsesi është mendimi i saj çfarëdo që të ketë thënë.
Duke folur për ndarjen ajo pohoi se: “Ermali nuk arriti dot të më donte…” Ishte kjo arsyeja, apo vetë Françeska bëri ndonjë sjellje të gabuar, që e çoi lidhjen drejt fundit?
Nëse është shprehur kështu, pra që unë s’kam arritur ta dua, atëherë mund të them se për këtë është faji i saj.
Sa i sinqertë t’u duk rrëfimi i saj për ty, çfarë do hiqje dhe çfarë do shtoje në mënyrën se si u ndatë?
Për fatin e keq, s’kam mundur ta lexoj intervistën e saj, por do isha kurioz ta lexoja… Por besoj se do i shtoja ca pika, vetëm kaq.
Ndërkohë të kemi parë në disa foto, ku ke ekspozuar tatuazhin tënd të ri në shpatull. Çfarë simbolizon ky tatuazh për ty, dhe është kjo shenjë për një fillim të ri?
Po, para një jave kam bërë një tatuazh të ri. Në fakt e kisha plan që do e bëja, dhe erdhi momenti që e bëra. Tatuazhi është përkrenare e 300 spartanëve, dhe nuk ka të bëjë me një fillim të ri në jetën time. Më shumë e bëra për të mbuluar një tatu që e kisha bërë kur isha më i ri.
Në rrethe të ngushta miqësore po flitet se je duke jetuar një lidhje të re tashmë. Ç’mund të zbulosh më shumë?
Jo jam “single”, pra ende me një lidhje për të cilën mund të flas. Gjithsesi zërat që dalin, nuk dalin kot. Duhet të ketë diçka të vërtetë apo jo (qesh)?!
Si po vazhdon jeta jote tani, pasi i ke dhënë fund lidhjes 6-mujore me Françeskën? Do zgjidhje ta braktisje këtë jetë si person publik, për një jetë më të qetë larg medias?
Jetën e vazhdoj njësoj si në fillim. Nuk përbën shumë problem jeta publike për mua, pra nuk më shqetëson kjo pjesë. Tani filloj shkollën, dal me shoqërinë apo miqtë e mi të afërt. Por para së gjithash shpresoj të filloj punë.
U fol se kishe oferta për të qenë pjesë e televizionit, vazhdojnë ende bisedimet. Mund të të shohim në ndonjë ekran?
Po, gjatë sezonit të verës kisha oferta për të filluar punë në televizion, por s’e di pse si gjithmonë në momentet e fundit prishet gjithçka. Shpresoj të kem përsëri ndonjë ofertë, edhe pse për momentin jam i fokusuar te studimet.
Duke u nisur edhe nga profili yt i studimeve të larta, duket se je më afër politikës. Ke marrë ndonjë ofertë për t’u bërë pjesë e politikës? Do mund të angazhohesh në zgjedhjet e ardhshme dhe si?
E vërtetë që unë studioj për Shkenca Politike, dhe politikëbërja më tërheq shumë realisht. Në fakt jam marrë me politikë, e kam qenë dhe n/kryetar i një forumi civil, që tani është bërë politik. Kam pasur oferta po ashtu për të qenë pjesë e partive politike, gjithmonë në strukturat rinore të këtyre partive. Tashmë jam duke analizuar se cilit krah politik t’i bashkohem. Kështu, për zgjedhjet e vitit 2013 do të jem i angazhuar në strukturat partiake të atij krahu, ku unë do vendos të aderoj.
Tashmë, siç the dhe vetë, je “single”, merr ngacmime nga vajzat, apo ndoshta kjo histori me Françeskën i ka larguar ato nga ti?
(Qesh) Nuk përgjigjem, pyesni vetë vajzat për këtë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here