Popullariteti i tyre ka arritur kulmin dhe këto kohë e kanë të pamundur të qëndrojnë të qetë. Por, kjo gjë duket se i pëlqen edhe vetë dy prej banorëve të këtij viti në reality show-n “Big Brother”.

Ermali dhe Françeska, çifti i krijuar këtë vit brenda mureve të shtëpisë, janë duke shijuar ditët e dashurisë së tyre, e njëherësh edhe famës.

Kështu p.sh, gjatë një fundjave të kaluar në bregdetin e Vlorës, çifti simpatik nuk i ka shpëtuar vëmendjes së aparateve, por sakaq kanë realizuar edhe vetë disa foto, të cilat nuk kanë nguruar t’i publikojnë në Facebook.

Të dy duken në formë të mirë dhe reflektojnë shumë dashuri për njëri – tjetrin, një dashuri që urojmë të jetojë gjatë. Gazeta Shqiptare

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here