“Ku ka si Tirana”, është kënga më e re që Dr.Flori dhe Ermal Mamaqi kanë publikuar së fundmi.

Po më shumë sesa kënga, ai që ka tërhequr vëmendjen e fansave është klipi.

Me nota të larta humori, pak sarkazëm, Ermali dhe Dr. Flori vijnë në këtë video në një version të kohëve të shkuara. Bukë me sheqer e vaj ulliri, fëmijë pisanjosë dhe futboll në fusha të pluhurosura, këto janë detajet pikante të kësaj kënge.

Ermali si një aktor i mirë, u është përshtatur për bukuri situatave komike, po duket se këtë gjë nuk e ka pasur të lehtë Dr. Flori. Në fund të klipit ata kanë lënë edhe pjesë nga xhirimet, ku në një moment theksohet se Flori ka bërë 27 dubla pasi nuk mbante dot të qeshurën kur Ermali kafshonte bukën me sheqer e vaj ulliri.

Ndërkohë, “Ku ka si Tirana” është një këngë e përpunuar e muzikës popullore qytetare të Shqipërisë së Mesme. Kënga, e cila pritet të kthehet në një hit të verës, duket se i ka bërë nostalgjikë dy djemtë karizmatikë. E në fakt të gjithë ata që janë mbi 25 vjeç, herë pas here i kap malli për vitet kur buka me sheqer e vaj ulliri ishte menyja e preferuar e mëngjesit. Madje ta shohësh me syrin që djemtë e kanë sjellë të shkuarën duke e miksuar me të tashmen, Tirana në syrin e tyre duket se ka qenë më e mirë. Në atë kohë frutat mund t’i haje direkt nga pema, jo si tani të paketuara në qese, dhe sigurisht jo bio.

http://www.youtube.com/watch?v=gQmh2Oa7v5A&feature=player_embedded#!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here