Ermal Fejzullahu gjatë javës që vjen do të prezantohet me videoklipin e këngës së re “Ti dua sytë”.Sapo keni realizuar një këngë të re. Mund të na flasësh më shumë rreth këngës?

Kënga titullohet “Merri sytë e mi”, kompozimi, orkestrimi dhe teksti janë të punuara nga Flori Mumajesi.

Është një këngë baladë e realizuar dhe e punuar më shumë përkushtim dhe dëshirë shpirtërore. Videoklipi do të punojmë sot (e mërkurë) në Maqedoni të produksioni “Aleksander”, ndërsa pas një jave do të jetë e gatshme për transmetim.

Ke thënë se kjo është kënga me e mirë e punuar nga ju. Pse e veçoni më tepër këtë këngë se këngët tjera?

Ata që e kanë dëgjuar deri më tash si kompozitor të ndryshëm por edhe miq dhe familjarë të mi, më kanë thënë se kjo do të jetë kënga më e mirë zbavitëse për këtë sezon. Jo pse e këndoj unë si Ermal, por për shkak të tematikës së ndjeshme që ka teksti dhe melodia e kësaj këngë. Jam i bindur se është njëra nga këngët, mos të them edhe më e mira që kam punuar në karrierën time.

Për çfarë bën fjalë teksti konkretisht?

Bëhet fjalë për një vajzë e cila në një moment është sëmurë nga sytë dhe e ka humbur të pamurit. Nuk është një tekst më përmbajtje si në ata filmat e Turqisë, është një tekst që flet për një dukuri që mund të i ndodh secilit prej nesh.

Zakonisht këngëtarët në fillim të sezoneve pranverë – verë realizojnë këngë ritmike. Pse vendoset jutë vini më këngë baladë?

Kjo është vetëm njëra nga këngët më
të cilat do të prezantohem këtë sezon. Në muajin qershor, unë do të sjelli edhe një këngë tjetër ritmike e cila do të jetë e përshtatshme për vallëzim dhe stinen e verës.

Keni shije të mirë edhe për pjesëmarrjet tuaja nëpër festivale. Është thënë diku se do të jeni pjesë e festivalit “Top fest 7”, por deri me tash nuk ju kemi parë. Çfarë ndodhi?

Në fillim ishte ideja që pikërisht më këtë këngë të marrim pjesë në “Top fest”, por ne u vonuam paksa me Florin në realizimin e këngës, dhe kjo na bëri të pa mundur që të jemi prezent për këtë edicion./yllpress/

Ermali, të kalojmë paksa edhe të familja. Keni djalin Artin, si është ai, po rritet?

Arti është shumë mirë. Babën Sabri dhe nënën time Nerën ai po i përtërinë, po e vërej se çdo ditë e më shumë po i rinon. Çdo vikend që kthehem nga mbrëmjet e mia nga diaspora, vetëm buzëqeshja e tij dhe sytë e tij të bukur më bëjnë ta harroj gjithë lodhjen dhe netët pa gjumë që i kalojmë duke kënduar për bashkatdhetarët tanë. Secilën ditë që po rritet, ai po jep tjetër kuptim jetës sime dhe të bashkëshortes sime, Arianes.

I përmendet mbrëmjet tuaja. Në ditët e fundit është shkruar se kinse ju dhe disa kolegëve tuaj iu ka rënë puna nëpër diasporë. Është e vërtet kjo?

Nuk është e vërtet aspak kjo. Unë si viteve të kaluara ashtu edhe këtë vit, çdo vikend kam mbrëmje kudo nëpër diasporë. Gjatë verës i kam të rezervuara të gjitha mbrëmjet në Ulqin dhe Durrës.

Cilat janë planet e juaja për këtë vit?

Do të punoj pa u ndalur edhe këtë vit. I kam porositur edhe katër këngë të tjera të disa kompozitor të tjerë më të cilët kam bashkëpunuar edhe më herët dhe shpresoj se deri në fund të vitit do të prezantohem edhe më të paktën katër këngë të reja.

2 KOMENTET

  1. ermaliiii ooo loqqqk ooo kengetari ma i miri ne bottt veq qe o llapjan kejt e dojn 😛

  2. kenga ti dua syt oooo kenga shum shum e mir un e pellqej shummm bravo ermal je 1

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here