Ermal Merdani, djali simpatik i njohur më parë si model, tashmë është pjesë e shout të Edi Manushit në emisionin “Tjetri” në Top-Channel. Jeta e tij ka ndryshuar shumë pas “Big Brother”, ku popullariteti i tij arriti majat sidomos pas historisë së dashurisë me Françeskën. Një histori që përfundoi këtë verë, por që duket se i mban ende lidhur të dy protagonistët e saj. Françeska u shpërngul në Tiranë, edhe pse ndryshe nga sa kishte planifikuar nuk jeton me Ermalin por me motrën e saj. Ndërsa Ermali me këmbëngulje investon në ëndrrën e tij në televizion. Edhe pse është përfolur shpesh për lidhje të reja dhe flirte ai pohon se është single. Gjithashtu, tregon se me Françeskën janë më afër sesa mund të mendohet dhe nuk e mohon rikthimin te historia mes tyre.

Ermal, je bërë pjesë e shout “Tjetri” në Top-Channel. Si ka qenë për ty kjo eksperiencë?

Kjo eksperiencë që po kaloj në këtë shou është mjaft pozitive dhe më ndihmon më shumë në ambicien time që kam për ekranin. Është një mundësi e mirë që të jepet, ku mëson sesi të sillesh me kamerat, me spektatorin që ke në studio, gjithashtu dhe me konkurrentin, është një emision shumë i mirë që të çliron nga çdo lloj emocioni, sepse kamera është si një grykë topi (qesh).  Jam mjaft mirë në këtë emision dhe më pëlqen roli që bëj.

Nga ana profesionale dhe pasioni yt për televizionin, çfarë të ka ofruar ose më mirë çfarë ke marrë duke punuar me stafin e këtij shou?

Kur ma propozuan këtë rol e prita me pozitivitet dhe mendova që është një gjë shumë e mirë për mua si person, sepse për dëshirën që kam për ekranin ky rol ishte mjaft i mirë në një format të tillë. Dëshira ime është ekrani dhe dua të jem në ekranet shqiptare. Shpresoj që ky emision të zgjasë sa më shumë, sepse është argëtues, ka humor, batuta dhe personazhe. Ndihem mirë dhe eksperienca që po marrë te “Tjetri” është mjaft e vlefshme për mua. Jam i lumtur dhe më pëlqen stafi që punoj. Janë të mrekullueshëm.

Nëse do të bësh një karrierë në televizion, a do të heqësh dorë nga modeling?

Modelingun e kam pasur pasion dhe hobi më shumë dhe do ishte normale që do hiqja dorë prej tij për të qenë pjesë e televizionit. Megjithëse edhe në modeling do isha i pranishëm si komentues, pse jo ( qesh).  Gjithsesi modelingu është një fushë mjaft e bukur që lidhet me median gjithashtu. Janë  të ndërthurura bashkë, por  për ekranin do hiqja dorë nga modelingu.

Ermal, ke thënë se në jetën tënde private gjërat kanë ndryshuar.

Po. Gjërat ndryshojnë te çdo person. Ashtu edhe tek unë, sepse koha ku po jetojmë ecën mjaft shpejt dhe pa e kuptuar. Gjërat kanë ndryshuar për mirë dhe një nga gjërat që unë dëshiroj është të jem pjesë e ekranit në Shqipëri. Kjo gjë po ndodh dhe tashmë jam pjesë e “Top-channel”, që është një privilegj të jesh pjesë e tij.

Është e vërtetë që këto kohë po jeton një histori të re dashurie?

Jeta sentimentale po ecën mirë. Singel si gjithmonë (qesh). Kur të jem në një lidhje të re, do jua them. Tani jam në kërkim të dashurisë, që është zhdukur dhe s’po e gjej dot (qesh).

Ti thua që je vetëm, por njerëzit të kanë parë në krah të një vajze që në fakt i ngjan Françeskës…

(Qesh). Po, i ngjan sipas gazetave, por sipas meje jo. Franci është ndryshe dhe ajo ka qenë ndryshe. E vetmja gjë e  përbashkët kanë qenë flokët bionde. Vajzat janë ndryshe si në tip dhe në karakter. Gjithsesi, me asnjërën nuk kam lidhje (qesh).

Marrëdhëniet e tua me Francin si janë këto kohë?

Me Françeskën jemi miq. Jemi takuar, kemi pirë kafe… Tani jemi shokë dhe s’kemi asnjë konflikt me njëri-tjetrin.

Franci ka thënë se shpesh e këshillon për vendimet që ajo merr. Do të thotë kjo se ende e ke përzemër?

Po. Është e vërtetë. Me Francin kam folur edhe pas ndarjes dhe e kam këshilluar, sepse gjërat këtu ndryshojnë shpejt dhe Franci vjen nga një qytet tjetër ku është ndryshe nga Tirana. Këshillat e mia kanë qenë që ajo të kujdeset për veten dhe ajo e di mirë këtë gjë. E këshilloj ende, sepse kemi kaluar një kohë të bukur bashkë dhe nuk ka pse mos të jepen këshilla të anasjella me njëri-tjetrin. Veç kësaj, e kam përzemër.

A mund të ndodhë që një ditë të riktheheni te njëri-tjetri?

( Qesh). Nuk dua të them jo, apo kur, sepse asnjëherë nuk i dihet. Gjithçka mund të ndodhë…

Je penduar në ndonjë çast që u ndatë dhe nuk përballuat presionin e popullaritetit, të themi?

Njeriu pendohet shpesh, sepse është qenie humane. Por unë nuk e kam pasur presionin e publikut. Madje e vlerësoj shumë, sepse na ka mbështetur dhe na ka vlerësuar për atë që ne jemi. Edhe tani, pasi nuk jemi më bashkë, na përkrahin duke na çuar sms në Facebook si mua dhe Françeskës.

Si të ka ndryshuar jeta pas “Big Brother”?

Jeta pas bigut ka ndryshuar shumë. Normalisht je më popullor, por në karakterin dhe në personalitetin apo sjelljen time nuk ka ndryshuar asgjë. Ndryshon jeta në marrëdhënie me njerëzit, kurse në shoqëri apo punë jo dhe shumë.

Mendon se të rinjtë që futen në këtë shou kanë një mundësi më shumë?

Po. Është mjaft mbështetëse për të rinjtë, kur nuk kanë mundësira që aftësinë e tyre ta tregojnë apo ta demonstrojnë, sepse këtu te ne janë mundësitë të pakta. “Big Brother” është një reklamë e mirë për çdo individ, duke u ekspozuar ashtu siç ai do.

Një djalë simpatik si ti, më shumë je nën shënjestër të femrave apo je ti gjuetari?

(Qesh). Jam një shigjetar nën shënjestrën e femrave. Këto janë gjëra normale, si në shënjestër, ashtu dhe në rolin e gjuetarit. Jemi në një terren shumë të madh, ku ka për të marrë dhe për të shënjestruar. Po varet nga koha, sepse një gjuetar duhet të dalë atëherë kur gjahu është nën shënjestër (qesh).

Femra ideale ekziston në mendjen tënde?

Po. Idealizimi vetëm në mendje ekziston, sepse në realitet është pak si e pa mundur që të jetë. Ka shumë gjëra që të prishin mendjen dhe ditë pas dite mëson dhe kërkon atë që nuk ekziston për ty (qesh).

Jonida Hitoveizi Gazeta MAPO

Burimi: vipat.info

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here