Ermal Mamaqi: Vdekja e Dr.Florit, mesazh për parandalimin e drogësI ftuar në emisionin Oxygen, Ermal Mamaqi, në mesin e shumë pyetjeve interesante ka folur edhe për të ndjerin Dr. Flori.Duke e cilësuar si një person shumë kreativ, Mamaqi në njëfar mënyre e ka lavdëruar personalitetin e tij, transmeton lajmi.net.

“Ka qenë një artist që e thoshte fjalën ashtu siç i vinte dhe kishte një kreativitet në disa dimensione. Dinte të krijonte muzikë, tekste etj. Atë që bënte më mirë ishte mesazhi që përçonte me tekstet e tij. Ka marrë pjesë në ngjarje të rëndësishme të Shqipërisë.. Në fushatën e parë të Edi Ramës ka marrë pjesë me këngën Tirona”.

Ndërsa për vdekjen e tij, Ermali nuk e ka pa e dhënë një mesazh i cili ka të bëjë me përdorimin e drogës.

“Ikja e tij. Kjo ngjarje ishte një mesazh. Ju tregon të gjithë atyre që e përdorin drogën se kjo gjë është një rrugë e keqe dhe të qon deri te vdekja.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here