Prezantuesi televiziv, humoristi e këngëtari, Ermal Mamaqi, në fillim të verës ka realizuar këngën “Ku ka si Tirona” në bashkëpunim me Dr. Florin.

Kënga fliste për fëmijërinë dhe rininë e dy këngëtarëve të kaluar në kryeqytetin shqiptar, ndërsa teksti i këngës dhe videoklipi është i mbushur me plot humor e satirë, duke sjellë krahasime mes Tiranës së dikurshme dhe kësaj të sotmes.

Duke qenë i kënaqur me këtë bashkëpunim, Ermali ka bërë të ditur për mediat shqiptare se ka realizuar një tjetër bashkëpunim me Dr.Florin që beson se do ta publikojë në shtator.

Në po këtë muaj ai do të rifillojë me rolin e tij në “Apartamenti 2XL”, ndërsa ka thënë se ka dëshirë të marrë pjesë edhe në festivalin “Kenga Magjike”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here