Ermal Mamaqi kërcënon Çanin: Kush do ta zërë hapësirën e së premtes mbrëma?Tashmë është zyrtare! Personazhi i njohur i humorit ka braktisur “Digitalb” për një kontratë të re me Tv Klan.

Ermal Mamaqi ka mbyllur kontratën me gjithë detajet e fundit të sezonit të ri, me presidentin e këtij televizioni, Aleksandër Frangaj.

Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për të njëjtin format që Ermali drejtoi me sukses për një periudhe kohe prej mbi dy vitesh.

Ndërkohë që “6 ditë pa Ermalin” pritet të nisë transmetimin prej shtatorit në Tv Klan.

Megjithatë, mbetet e pa qartë dita që ky emision do të shfaqet në ekran. Nëse do të vazhdojë të transmetohet si gjithnjë të premten! Ndoshta Çani duhet te shqetësohet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here