Na ka çuditur pak deklarata më e fundit e aktorit dhe këngëtarit të dashur Ermal Mamaqi. I ftuar në studion e “Dita Ime” në “Vizion Plus”, pyetjes së moderatorëve Lori Haxhiu dhe Erion Zeqiraj mbi planet që ka për 2013-ën, artisti i është përgjigjur kështu: Në 2013-ën do të dalë në treg albumi im i ri. Kam projekte konkrete që lidhen me muzikën; ndoshta realizimi i një studioje muzikore, ku mund të punoj vetë, por gjithsesi është ende herët për të folur. Ndoshta do të bëj edhe një shkëputje të shkurtër nga aktrimi. Gjithsesi mbetet për t’u studiuar”, – ka thënë Mamaqi në studion e “Dita Ime”, duke na bërë neve të dyshojmë për një largim të tij nga “Apartamenti 2XL”. Bluetooth

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here