Këngëtari, aktori dhe prezantuesi i “Dancing with the stars”, Ermal Mamaqi, ka bërë plot 30 vjeç. Në fakt nuk ka qenë vetëm datëlindja e tij, por edhe e Amit. Edhe pse jo në të njëjtën ditë, ata kanë organizuar një festë të përbashkët për miqtë e tyre, ditën e martë, pikërisht dy ditë para fillimit të spektaklit që ata të dy drejtojnë.

Në këtë datëlindje janë parë të gjithë miqtë e të njohurit e çiftit. Mund të themi se ata të dy bashkë kanë mbledhur miqtë e rinj e ata të vjetër.

Në këtë festë nuk kanë munguar aktorët e “Portokallisë”, miqtë e tyre nga televizionet e ndryshme në Shqipëri, këngëtarë etj. Festa u zhvillua te Big-Ben, një lokal ku Ermali performon çdo të enjte. Shumë batuta ka pasur këtë mbrëmje nga Ermali e miqtë e tij aktorë. Për të kënduar veçse ka kënduar vetë Ermali ka zgjedhur për të ftuarit grupin Burn. Ne kemi mundur të marrim disa foto nga kjo festë, ku atmosfera ka qenë me të vërtet shumë e ngrohtë dhe miqësore.

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska kanë trokitur gotat me miqtë e tyre në këtë 30-vjetor të përbashkët, një numër i rëndësishëm në jetën e një njeriu, e ku për çiftin e famshëm mund të themi se deri tani janë ndjekur nga suksesi si në art e po ashtu në biznesin e tyre privat.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here