Ermal Mamaqi braktis Tv Klan, po me ‘Xing’ çfarë do të bëhet…?Komediani dhe prezantuesi i njohur, Ermal Mamaqi me sa duket është kthyer sërish në strehën e tij të vjetër, në Digitalb, atje ku i dha formë emisionit të tij “6 ditë pa Ermalin”.

Vetëm një vit më parë ai vendosi të largohet nga Digitalb për nisur një tjetër emision të ri me format të njëjtë, por këtë herë me emrin “Xing me Ermalin” dhe ndryshimi është se emisioni i ri transmetohet në Tv Klan..

Ishte vetë Ermali, ai që sot ka publikuar disa fotografi, ku tregon se është kthyer sërish në shtëpinë e vjetër. Menjëherë janë ngritur dyshimet në lidhje me këtë lëvizje. Por nga pamjet e publikuar duket, se me gjasa e gjitha ka të bëjë me biznesin e tij për eventet e dasmave, pasi në foto duket dhe Ami dhe femër e veshur me fustan nusërie.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here