Ermal Mamaqi: As kam vrarë e as kam vjedhur, si mund të hyj në politikë?!Ermal Mamaqi ka dhënë një intervistë mjaft interesante në revistën Java duke thumbuar politikën shqiptare.

I pyetur nëse pëlqimet në FB e tij do të ktheheshin në vota a do të garonte për president të Shqipërisë me referendum, Mamaqi ka thënë se nuk do të plotësonte kriteret.

“Kjo pyetje të vajti vetë në mend apo e ke biseduar më parë me Ilir Metën, sepse e di që ai është kingu që bën kingmaker-in?

Të të them një sekret: kur e kam folur me Doktorin që më tha se e kishte pak problem se do të mërzitej Bujari nëse merrte në nishan emrin tim si president, Rama i shkruante SMS Lul Bashës që t’i dërgonte shoqes së ngushtë të gruas sime një tekst në viber: Të lutem më thuaj nëse mund të ndodhë mrekullia!

Domethënë nëse pranoja të bëhesha President. Por unë e kam mendjen top, edhe sikur të më quanin Bamir që nuk do të hyj në politikë. Nuk kam asnjë ambicje vetjake. Pastaj as nuk kam vrarë, as nuk kam vjedhur, as nuk jam marrë me drogë dhe as nuk kam diplomë universiteti fallso.

Pra nuk plotësoj asnjë kriter për t’u bërë deputet dhe jo më të bëhem president. Megjithatë, siç ka thënë në gusht të vitit 1989 zoti Sali Berisha, atëherë intelektual në takim me Ramiz Alinë, kurrë mos thuaj kurrë! Kështu që kur të më bëhet tre milion “like”, mund edhe ta ndryshoj mendjen.

Tani për tani mendoj se do të ishte mirë që të kishim një kurs këmbimi sipas tabelës: një like barabar me një votë, barabar me një euro. Like i thërrasin shkurt edhe Ilir Metës? E sheh që kjo është një arsye që të më ecë mbarë në jetë?”, ka thënë Mamaqi me humor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here