Përveçse është një bashkëshort shembullor, Ermal Mamaçi është gjithashtu edhe një djalë tej mase i sjellshëm.

Humoristi e së fundi edhe këngëtari Mamaçi, bashkë me Eni Koçin, e cila po shkëlqen dita-ditës me performancat e saj në skenë, janë kapur nga paparaci teksa vraponin për të hyrë në Pallatin e Kongreseve, transmeton gazeta Shqip.

Ermali mban në dorë një valixhe që është duke e tërhequr me përtesë dhe nga ana tjetër tenton të ndihmojë Enin, e cila me taka të larta nuk e ka dhe aq të lehtë të ecë normalisht.

Aktori i njohur i varietesë humoristike “Sketch Show” ka pranuar publikisht se gjatë vitit 2012 ai dhe gruaja e tij, Amarda Toska pritet të shtojnë familjen e tyre me një bebe, ndërsa Ami, nga ana, tjetër duket se e ka përqendruar gjithë energjinë e saj në mbarëvajtjen e biznesit, pasi aktualisht nuk ka ndonjë impenjim pas “Dancing With the Stars” në Vizion Plus.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here