Nuk shpenzojnë sa yjet botërore, por për nivelin e zhvillimit të vendit i tejkalojnë ato. Këngëtarët kosovarë, sidomos ato femra shpenzojnë shumë për look-un e tyre, garderobën dhe videospote të shtrenjta.

Sipas emisionit Prive, në mesin e këngëtareve që kanë shënuar vitin 2011 në këtë drejtim është Nora Istrefi e përcjell nga Elvana Gjata, Tuna etj.

Ndërsa për shpenzimet tek mashkujt këngëtarë është Ermal Fejzullahu. Ai nuk ka shpenzuar shumë në garderob por në blerjen e një shtëpie tek fshati ndërkombëtar që i ka kushtuar rreth 600 mijë euro. Këto para të Ermalit dhe kolegëve të tij fitohen shpejt. Sezonat nuk përfundojnë asnjëherë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here