Dy këngëtarët e njohur të estradës sonë Ermal Fejzullahu dhe Leonora Jakupi, kanë marrë iniciativën për ta realizuar një duet së bashku, që konstatohet të jetë një hit i radhës.

Sipas Ermalit, kënga do të jetë me zhanre të gërshetuara mes stilit të tij dhe të Leonorës, secili prej tyre do të paraqitet në mënyrën e vet të interpretimit.

Ai shpreson që kënga do të pëlqehet në publik. “Kemi vendosur që së bashku me Leonorën të sjellim një këngë të veçantë në skenën muzikore. Nuk mund të jap shumë të dhëna për këngën, ngase preferojmë që deri në dalje çdo gjë të jetë befasi. Por, pres që kënga të pëlqehet dhe kam përshtypjen se do jetë një hit i radhës nga unë dhe Leonora”, ka thënë ai për “Zëri”.

Ermali planifikon që në këtë sezon të realizojë edhe dy këngë tjera, të cilat do të lansohen bashkë me videoklipe. Përveç projekteve muzikore, Ermali së fundi thuhet të ketë qenë njëri nga të ftuarit për të qenë pjesëmarrës në shoun “Dancing with the Stars Albania” organizatorët e së cilës kanë bërë ftesa për tre personalitetet publike në Kosovë. Edhe pse ftesa Ermalit nuk i ka arritur ende, ai do ta refuzojë këtë ofertë, sepse siç thotë edhe vetë, nuk ka talent për vallëzim.

“Edhe pse organizatorët e “Dancing with the Stars Albania” më kanë propozuar për të qenë pjesëmarrës në këtë shou, unë do ta refuzoj këtë ftesë, sepse nuk di të vallëzoj, thjesht nuk kam talent për këtë fushë. Unë i falënderoj organizatorët por me keqardhje mund t’u them që nuk mund të marr pjesë në këtë show, edhe pse ftesa nuk më ka arritur ende”, përfundoi Ermali.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here