Vajza e njohur e ekranit kosovar, Erleta Hoti (e bija e veprimtarit të njohur Ukshin Hoti), është përmendur shumë gjatë javëve të fundit lidhur me ndarjen e saj me Kastro Zizon.

Ajo ka konfirmuar fundin e kësaj lidhje, që sipas saj nuk ka të ardhme dhe është definitive, përkundër dëshirës së këngëtarit për ribashkim.

”Është e vërtetë që jemi ndarë me Klevisin ende pa i mbushur vajza 2 muaj. Arsyeja e ndarjes nuk është ajo që interpretohej në media, për shkak të paraqitjes së tij tek emisioni ”Zonë e lirë”. E vërteta është se vetë Klevisi një natë para se të paraqitej në këtë program, më dërgoi një mesazh nga Tirana, duke më informuar se çdo gjë mes nesh ka mbaruar, pa asnjë arsye apo shpjegim konkret,” ka rrefyer Erleta per “Panorama”.

Tutje, ajo ka treguar se Klevisi deri kur qëndronte në shtëpi me te, ishte një burrë ideal që përmbushte çdo nevojë dhe dëshirë që kishte, por pas lindjes së Nias, vajzes se tyre, daljet e tij të mbrëmjes filluan të shpeshtoheshin çdo ditë e më shumë. Dhe problem kyç në lidhjen e tyre u bënë gjestet, provokimet e ofendimet me fjalë që ai ia bënte kur ishte në gjendje të dehur. Jo vetëm asaj, por të gjithë rrethit të Erletës.

”Në fazat e para të lidhjes sonë e dashuronim njëri- tjetrin më shumë se kur vendosëm të bashkëjetonim. Por ishte dhe një sfidë e madhe që duhej ta ballafaqonim dhe asnjëri nga ne nuk pati sukses në këtë drejtim. Ishte kjo faza kur mbeta shtatzënë dhe lidhjen më shumë e mbanim nga distanca sesa qëndronim afër njëri-tjetrit. Klevisi në Tiranë ndërsa unë në Prishtinë, meqë nuk doja ta ndërprisja punën.

Më ndodhte të dëgjoja shumë bëma të Klevisit në Tiranë, të cilat më bënin të ndihesha shumë keq, duke marrë parasysh gjendjen që isha, ” ka shtuar Erleta.
Ajo ka thënë të mos jetë penduar që është ndarë, duke shtuar se ai kërkon të ribashkohen, por përgjigjja e saj definitive është mohuese.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here