Erleta Hoti rehatohet në qeveri Ajo ishte bërë e njohur si moderatore e emisioneve argetuese në RTK.Erleta Hoti më pas braktisi punën në RTK, ndërsa më pas u kyq në politik, ku në zgjedhjet e fundit ajo garoi për deputete nga radhët e Lëvizjës

Vetëvendosje, por pasi nuk arriti të marr votat e nevojshme ajo u largua nga politika.Por Erleta e cila njihet edhe si vajza e veprimtarit Ukshin Hoti, ka disa muaj që ka filluar një punë të re në Qeverinë e Kosovës, raporton Magazina.al

Ajo është parë shpesh këto ditë në ndërtesen e Qeverisë, ndërsa edhe në profilin e saj në facebook shkruan se ajo tashmë punon si “Këshilltare politike në Qeverinë e Kosovës”, transmeton Magazina.al

Ndryshe Erleta njihet edhe për kritikat e shumta që i kishte dikur për Qeverinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here