Erleta Hoti kërkon kujdestarinë e vajzësIsh moderatorja e Radiot Televizionit të Kosovës (RTK), Erleta Hoti me anë të një postimi në Facebook ka bërë një lutje.

Erleta Hoti (që është edhe vajza e politikanit të njohur Ukshin Hoti) është në kërkim të një avokati i cili do të ndihmojë atë për ta kthyer kudestarinë e vajzës së saj Nia, që është frut i saj gjatë lidhjes me Kastro Zizon.

Erleta kërkon një avokatë, të fortë dhe të guximshëm që të këtë tërë kujdestarinë për vajzën.

Erleta për momentin është këshilltare në Qeverinë e Kosovës.

Ky është statusi i saj.

“Kjo eshte vajza ime Nia me mamin nga Prishtina dhe babain nga Tirana. Qe te dy kemi jetuar ne Prishtine, nen perfkufizimin – Bashkesi Faktike. Meqe, vet dhe familja ime jemi perkujdesur per rriten e saj pa asnje interesim nga babai i saj, me duhet nje avokat qofte nga Kosova apo Shqiperia, i cili ka legjislacion ne te dy territoret dhe eshte i guximshem qe t’me ndihmoje ta perfitoj kujdestarine e vajzes.

P.S. Jam ligjerisht nenshtetase e Kosoves dhe e Shqiperise. Poashtu, Nian nuk mund ta dergoj jashte Kosoves qofte per shendet apo per pushim”, ka shkruar Erleta. /GazetaExpress/

nian

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here