Vajza e famshme e ekranit kosovar, si dhe e fejuara e Kastro Zizos, po shfrytëson këto ditë dimri që të bëjë pak pushim nga puna e lodhshme që kishte gjatë vitit të kaluar, duke shëtitur në një pjesë periferike të Prishtinës, që është e destinuar për qytetarët që duan të kalojnë disa çaste relaksi larg zhurmës së qytetit.

Duke qenë se i dashuri është vazhdimisht në udhëtime për shkak të punës, Erleta ka vendosur që këtë shëtitje ta bëjë në shoqëri të Kikos, qenit të saj, të cilin e konsideron si mik të ngushtë.

Pasi tashmë ka hyrë në muajin e pestë të shtatzënisë, asaj i duhet një kujdes më i madh për shëndetin dhe dalja në natyrë i jep më shumë energji për të mbajtur veten.

Për momentin, Erleta mban pozicionin e redaktores udhëheqëse të redaksisë zbavitëse dhe të të rinjve në Radio Televizionin e Kosovës dhe, për shkak të shtatzënisë, ajo nuk i ka dhënë shumë angazhim vetes në punë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here