Ka disa muaj që ka krijuar një lidhje dashurie me bukuroshen kosovare, Erleta Hoti dhe, siç duket, lidhja e tyre vazhdon të bëhet akoma më e fortë.

Po kush mund ta bëjë lidhjen më të fortë sesa ardhja në jetë e një engjëlli të vogël?Si duket, ëndrra e Kastros që të bëhet baba për herë të dytë po bëhet realitet. Këtë gjë nuk e zbuluam ne, por e zbuloi vetë këngëtari, i cili pasi shkroi një status në profilin e tij, pas disa minutave e tërhoqi, por ne ishim më të shkathët se këngëtari dhe ia kopjuam atë që kishte vendosur në status për të bërë lajmin!

Kastro nga martesa e parë ka një djalë, kurse nga kjo lidhje e re, se çfarë pritet të lindë nuk e dimë, por kjo do të thotë se çifti po përjeton ditët më të lumtura të tyre.

Tashmë listës së gjatë të personazheve VIP që presin të bëhen prindër, do t’i shtohet edhe Kastro, si një baba VIP në mesin e atyre që kanë e përjetuar tashmë emocionin e të qenët prind.

Para disa ditësh, Kastro përsëri deklarohet duke thënë: “Me krenarinë më të madhe njoftoj që së shpejti bëhem baba për të dytën herë. E dua pa fund nënën e fëmijës sim të ardhshëm dhe jam super i lumtur”.

Nga ajo që mësuam nga burime të afërta të çiftit, e përzgjedhura e Kastro Zizos është 4 muaj shtatzënë dhe diku nga fundi i muajit maj, Erleta dhe Kastro pritet të bëhen prindër të një fëmije, por gjininë e bebes ende nuk e kanë zbuluar. /panorama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here