Pasi ka qenë zëri i Ministrisë së Trasporteve, dhe më pas i Partisë Demokratike, ku spikati për dialetikën politike pa tabu, Erla Mëhilli është tani as më shumë e as më pak zyra e shtypit të vetë Kryeministrit.

Gjatë ceremonisë së studentëve të sapodiplomuar në Durrës sëbashku me shefin e saj, Erla ka provuar emocionet dhe adrenalinën e postit të ri.

Më parë kur, takonim Juelën, – tashmë ish-zëri i Kryeministrit, – me shaka e pyesnim nëse përfitonte qumësht ashtu si minatorët e metalurgët për vështirësi në punë, kjo pasi kryeministri shqiptar nuk njeh orare dhe thuhet se është aktiv në punë 24 orë.

Të njëtën pyetje i bëmë edhe Erlës, në ditën e saj të parë në terren si zëdhënëse e Kryeminsitrit Berisha, ajo na dha të njëjtën përgjigje. Një Buzqëshje! Tani thotë ajo më duhet të kem kujdes për cdo gjë nga imazhi i kryeministrit që del para publikut përmes kamerave dhe fotove e deri te elementët e deklaratave zyrtare.

“Bluetooth” po ju përcjell një seri fotosh nga kjo ditë e punës në Durrës, e Erlës me urimin që deklaratat e saj tani e tutje të jenë… eeehh gjithsecili nga ju e di vetë se si! (Bluetooth)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here