Erla Mëhilli, zëdhënësja e kryeministrit Sali Berisha, ka pohuar se prej kohësh bashkëjeton me prefektin e Tiranës.

Vajza simpatike e cila e filloi karrierën si zëdhënëse e PD prej kohësh ishte bërë objekt i faqeve rozë të shtypit për jetën private të saj.

Mesa duket së fundi, Erla ka vendosur ti japë fund thashethemeve dhe në vetën e parë ka pohuar se bashkëjeton prej disa kohësh me prefektin e Tiranës, Keltis Kruja.

Një zyrtar i ri në moshë ky i cili po plotëson një mandat si prefekt i Tiranës pas ardhjes së PD-së në pushtet pas vitit 2005.
Kruja njihet si njeri i afërt me familjen e kryeministrit dhe me influencë në radhët e PD.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here